Arkeologët duke kërkuar malet e pjesës veriore të Shqipërisë për gjurmë të të arratisurve të kohës së epokës osmane u çuditën kur gjetën diçka shumë më të vjetër: gërmadhat e një fortese të Epokës së Bronxit që daton rreth 800 vjet Para Krishtit. Muret ishin bërë nga gur të lidhur me çimento duke përdorur teknikën "ciklopike" të gjetur në mbretërinë e lashtë greke të Mikenës.
Sipas Michael Galati studiuesi amerikan që drejtoi ekspeditën zona një nga më të largëta në Evropë. është përdorur mijëra vite përpara. Në kohën kur u ndërtua fortesa mbretëritë ilire ishin aktive gjatë bregdetit Adriatik ndërsa Greqia po dilte nga Epokat e Errëta të lashta. Ekipi i Galati deklaroi se nuk është akoma e qartë kush mund të ketë jetuar atje.
Duke shkruar për sugjeron se ka shumë për të zbuluar. "Shumë interesante me të vërtetë" shkruan ai. "Kur ata të gërmojnë në pjesët malore të veriut të Shqipërisë do të gjejnë thesare të vërteta. Të paktën në fund të fundit ata treguan se ne kemi një civilizim po aq të vjetër sa edhe mikenasit.
"Unë mendoj se shumë teori që dukeshi si shaka deri tani mbi orgjinën e lashtë të Shqipërisë do të fillojnë të trajtohen seriozisht" shtoi Krasta."
komenton: "Ky zbulim nuk është aspak i çuditshëm. Është i rallë vetëm në tokat shqiptare por qytetet ilire të këtij lloji nga kjo periudhë kohe ekzistojnë në Kroaci dhe Bosnje-Hercegovinë. Qytetet e para ilire të ndërtuara në këtë stil në Kroaci datojnë nga shekulli i 12 para Krishtit. "
"Në territorin shqiptar gërmadhat më të vjetëra datojnë nga shekulli i 6 para Krishtit," shtoi ai.
beson se Iliria e lashtë "përparoi në të njëjtën mënyrë me vendet rreth saj për të mos thënë se ata kishin një nivel më të lartë".
"Mbi të gjitha romakët ishin ata që dërgonin djemtë e tyre për të studiuar në Iliri (Durrës/Durrah). Kjo ishte dëshmia e shkrimtarëve romakë nga ajo periudhë kohe -- 2,000 vjet më parë.
Një shënim tjetër në blogun e flet mbi eksperiencën e turistëve të huaj që vizitojnë Shqipërinë.
"Në Sarandë një nga qytetet turistike më të famshme shqiptare ju mund të gjeni shumë turistë të huaj. Ata janë njerëz që kthehen çdo vit për të kaluar pushimet e tyre në Shqipëri. Një turist thotë: "Në Shqipëri kam gjetur vende që mund të vizitohen me të vërtetë që mund ti krahasosh me vende të tjera në botë. Ata kanë qytete karakteristike dhe ne kemi vizituar pak qytete të vjetëra që janë me të vërtetë madhështorë."
"Në shtypin e huaj ka shumë informacion të keq mbi Shqipërinë. Kjo është një nga arsyet pse të huajt dyshojnë nëse Shqipëria është një vend i bukur dhe nëse ka njerëz të mirë," konkludoi ajo.
Related article:
http://www.setimes.com/cocoon/setimes/xhtml/sq/features/setimes/blogreview/2007/08/24/blog-03
comments | Add comment | Report as Spam
|